Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Merdani: Berati deri më tani është vizituar nga 270 mijë turistë (VIDEO)

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit/ Merdani: Berati deri më tani është vizituar nga 270 mijë turistë (VIDEO)

22 gushti shënoi kulmin e vizitorëve në  pelegrinazhin në Malin e Tomorrit.

Lidhur me këtë, Silvi Merdani, drejtoreshë e turizmit në bashkinë Berat, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se bashkia Berat ka krijuar kushte për lëvizjen e besimtarëve, ndërkohë që në ndihmë të konsiderueshme ka dhënë edhe bypassi i ri në qytet.

Në fakt janë me qindra vizitorë të përvitshëm që vizitojnë në ditët e shënuara Malin e shenjtë të Tomorrit, nga ana e besimtarëve bektashinj.

Vendi vizitohet dhe pjesa e ritit, bashkë me pjesën e therjes së bagëtive për të bërë kurban, nuk ka pasur asnjë fluks të pamenaxhueshëm, kemi marrë masat me kohë, poashtu bashkia ka shtuar sinjalistika të reja për të shmangur trafikun e rënduar, në mënyrë që drejtimet në rrugët që do të shkojnë qytetarët, duke krijuar lehtësi.

Ndihmë në këtë drejtim ka krijuar edhe by-passi i ri i realizuar së fundmi në Berat.

Teksa foli për shifrat e vizitorëve të cilët kanë vizituar këtë vit qytetin e Beratit dhe pjesët atraktive që ajo ka, drejtoresha Merdani, thotë se ky vitin konsiderohet ndër më të arrira për nga numri i turistëve, të cilët deri më tani kanë arritur shifrën deri në 270 mijë vizitorë.

Berati ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në rritje të numrit të turistëve, të cilat sivjet që në fillimin të sezonit e deri më tani, në shifra përafërsisht kanë arritur deri në 270 mijë turistë.

Numri i tyre është arritur duke vizituar objekte kulti, kanionet, pastaj edhe në Malin e Tomorrit.

Vjet në këtë periudhe ne kishim përafërsisht 130 mijë vizitorë gjatë tërë sezonit, ndërsa këtë vit jemi në rritje shumë të lartë në shifra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy