Të punosh mësues/ Lapardhaja: Politika dhe shoqëria sot nuk e stimulojnë arsimin

Të punosh mësues/ Lapardhaja: Politika dhe shoqëria sot nuk e stimulojnë arsimin

Të punosh mësues sot, është shumë e vështirë për faktin se nuk ka stimul pagese dhe për 11 vite po flitet dhe asgjë nuk po bëhet në këtë aspekt, mendon Namir Lapardhaja, gazetar dhe njohës i çështjeve të arsimit në vend.

Për “MCN economy”, ai u shpreh se kryeministri Rama sot premton sikur është vetë në opozitë, ndërkohe që për 11 vite radhazi nuk ka bërë rritje të pagave të tyre.

Problemi sot i kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama është se ai flet sikur do të vijë në pushtet dhe harron, nuk e shtron njeri diskutimin në rrafshin që kjo qeveri ka 11 vite ne pushtet dhe përkundrazi nuk ka bërë asgjë. Rroga e mësuesit nuk është rritur as në nivelin e inflacionit dhe është shumë më poshtë se kaq. Dhe e dyta, nëse në qeverisjen e mëparshme, rrogat e mësuari arritën të dyfishohen në shifra reale, gjatë kësaj periudhe, ajo që ndodh është se rrogat e mësuesve rriten vetëm para fushatave elektorale, një lloj mënyre për i mbajtur nën tutelë dhe të karikuar se me fushatën e ardhshme do të rritet sërish rroga.

Pra nuk mund të flasim që pas 11 vitesh do ta çojmë rrogën 1 mijë €, kur gjithë këto vite nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe nuk është bërë asnjë rritje normale dhe ashtu siç e parashikon ligji çdo vit.

Sipas gazetarit Lapardhaja, sot vetë politika dhe shoqëria sot nuk e stimulojnë arsimin.

E dyta, ka një politike të tërë që nuk e stimulon arsimin për të mos thënë që është edhe një shoqëri e tërë që nuk i stimulon shkollët dhe degët.

Vetë ligji i arsimit të lartë, vetë mënyra e përzgjedhjet që studentëve nëpër shkolla dhe vetë rrogat e bëjnë që shpesh herë degët e mësuesisë të jenë më pak të pëlqyera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy