Nano: Protestuesit bënë gabim që shmangën takimin me Ramën, nuk u qartësuan kërkesat

Nano: Protestuesit bënë gabim që shmangën takimin me Ramën, nuk u qartësuan kërkesat

Analisti Mustafa Nano thotë se frustrimi i protestuesve e ka bërë protestën të marrë tjetër kthesë. Në një intervistë në MCN TV, Nano tha se protestuesit duhej të limitoheshin te kërkesa për kufizimin e numrit të mandateve kryeministrore, duke vijuar me këmbëngulje manifestimin paqësor.  

 

Është një frustrim që i bën t’i drejtohen dhunës. Ndoshta ngaqë kanë pritur rezultat të shpejtë. Nëse do të vazhdonte një javë me atë numër pjesëmarrësish ose të qartësoheshin kërkesat, do të ishte finalizuar në mënyrën më të mirë. Ata duhej të limitoheshin vetëm te dy mandatet dhe Rama binte automatikisht. 

 

Nano tha përpjekja e kryeministrit dhe njerëzve rreth tij për të gjetur “armiq” në protestë është tipar karakteristik i regjimeve. 

 

Ky është një lexim që protestave ua bëjnë regjimet. Është një përpjekje për ta shmangur diskutimin nga tema që ka ngritur protesta. Rama bëri atë që ka bërë Lukashenko, Millosheviçi, Berisha. Anglezët e quajnë ëhataboutism. Këta bënë gabim që e shmangën takimin me Ramën. Mund të kërkonin kufizimin e mandatit kryeministror në dy ose ultimatumin. Por jo Kodin Zgjedhor. Atë e bëjnë ekspertët.   

 

Gjetjen e armiqve e bëjnë despotët në nevojë. Gabimi në rastin e qeverisë tonë është rregull dhe jo përjashtim. Ndaj nuk mund të presim të mbajë qëndrimin e duhur. Ai çdo veprim që ndërmerr e bën për t’u garantuar imunitet njerëzve të vet. 

 

Nano u pyet edhe për të ardhmen e investimit në Sazan. 

 

Aty investimi do të bëhet, jam i sigurtë. Por motivimet kanë qenë turpëruese për një kryeministër. Ti nuk mund të marrësh vendime për qëllime personale, për të rregulluar një marrëdhënie të prishur. 

 

Ndërsa në lidhje me imazhin e kryeministrit në arenën ndërkombëtare, Nano tha se ai ka ndryshuar. 

 

Ramën nuk kanë filluar ta shohin si autokrat, por si njeri që abuzon me zyrën. Nuk mund të quhet autokrat një kryeministër, në vendin e të cilit njerëzit kanë një muaj që dalin në protestë me familjet e tyre. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy