Mjekja Aurora Dollenberg publikon “Manualin e urgjencave mjekësore”: Një libër dedikuar mjekut dhe pacientit

Mjekja Aurora Dollenberg publikon “Manualin e urgjencave mjekësore”: Një libër dedikuar mjekut dhe pacientit

“Manual i urgjencave mjekësore”, është libri i parë i mjekes shqiptaro-gjermane Aurora Dollenberg, i cili  synon një revolucion në përvetësimin e njohurisë mjekësore dhe është një ndihmë për personelin mjekësor.

E ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Dollenberg thotë se libri është rezultat i punës 15-vjeçare në Gjermani të Dr. Aurora dhe i ekspertizës së saj nga tre specializimet e saj në Diasporë (Specialiste e Mjekësisë së Urgjencës, Mjekësisë Familjare dhe Psikoterapisë).

Unë e ka shkruar në gjermanisht dhe kënaqësi më e madhe ishte asistimi në gjuhën shqipe dhe atyre që kanë kontribuar edhe në libër, ishte një proces i bukur edhe për mua i rikthimit edhe të botëkuptimit mjekësor shqiptar dhe duke qenë së urgjencat mjekësore sidomos për mjeket e rinj janë sfidat kryesore kur del në profesion.

Por aty ku mjeku fillon të dridhet edhe vet se çfarë hapi të mare dhe ato emergjencat dhe vështirësitë që i kam pasur vetë i kam hedhur në libër.

Janë shënimet  e mia, që i kisha shkruar si parapërgatitje për specializimin tim dhe ato shënime ndër vite u shtuan gjithnjë edhe më tepër.

Ky është libër dedikim për prindërit e mi që më kanë mbështetur.

 Për mjeken Dollenberg, ky është një libër për qytetarin që të kuptoj se çfarë mund të bëj mirë dhe gabim, një mjek urgjence.

Ku është një libër që në fillim e kam pasur një kapitull për pacientin dhe një kapitull për mjekun në mënyrë të tillë që për dy lexuesit të ishte e thjeshtë pro me përpunimin e libri, u koordinuan të dyja dhe ka dal një produkt që edhe një e qytetari të thjeshtë mund ta lexojë dhe ta kuptoj se çfarë bëri mjeku mirë dhe çfarë bëri gabim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy