Stuhitë e shoqëruara me erë të fuqishme vranë një person dhe lanë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike në Australinë lindore.
Moti i keq goditi një pjesë të mirë të Victoria-a, ndërkohë që bëhet me dije se erërat përhapën gjithashtu zjarre në rajonin Grampians në perëndim të Melburnit, duke djegur një numër të panjohur shtëpish në një qytet të vogël.
Era e fortë shkatërroi çatitë, shkulën pemët dhe dëmtuan shtyllat e energjisë elektrike.
Një fermer 50-vjeç vdiq për shkak se u godit nga mbeturinat që po vërtiteshin në ajër.



