Berisha i përgjigjet Kim: Pranoi se ka ndërhyrë në drejtësi, diplomate e kthyer në aktore politike

Berisha i përgjigjet Kim: Pranoi se ka ndërhyrë në drejtësi, diplomate e kthyer në aktore politike

Ish-Kryeministri Sali Berisha, reagon ndaj mesazhit të ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me ndërhyrjet në proceset gjyqësore.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha thotë se gjatë këtyre ditëve, në konferencat e tij për shtyp, sot paradite dhe të premten kaluar, ka njoftuar mediat dhe publikun se ambasadorja e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, për të cilin thotë se është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës civile dhe praktiken e gjykatave deri më sot.

Berisha shton se për ndërhyrjen e saj për këtë çështje ajo ka kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Sot fill pas denoncimit tim të kësaj ndërhyrje, ambasadorja Kim pranoi përmes një twitter se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

Duke e konsideruar këtë ndërhyrje një akt të rëndë dhe të papranueshëm shtoj se gjykatat prezumohen të jenë të pavarura dhe çdo ndërhyrje pavarësisht makiazhit përbën cenim të hapur të kësaj pavarësie dhe dhunon ligjet e Kushtetutën e vendit dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë së pavarur. Kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomatë të huaj, përveçse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit, ata shkelmojnë gjithashtu dhe konventat ndërkombëtare që ndalojnë rreptësisht kthimin e diplomatëve në aktorë politikë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, Berisha i bën thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit të mos lejojë ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Më herët ambasadorja amerikane shkroi në Twitter, se:

Nëse të ‘ndërhysh në procese gjyqësore; do të thotë të nxisësh gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo shtysave, të bësh të qartë se SHBA do vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri të nënvizosh se askush nuk është mbi ligjin dhe të nxisësh që të gjithë të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO,

Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë pikërisht këtë, sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë përbëjnë një interes themelor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy