Victoria Beckham: Veshja ime dikur, shenjë pasigurie

Victoria Beckham: Veshja ime dikur, shenjë pasigurie

Kush e mban mend Victoria Beckham në kulmin e karrierës së saj me Spice Girls, por edhe në kohën e fillimeve të saj si stiliste pas martesës me David Beckham, me siguri e mban mend dhe garderobën e saj super seksi, ku kryefjala ishin fustanet në formë korseje, të ngushta e me dekolte joshëse.

Praktikisht, tërësisht e kundërta e stilit që stilistja ka sot, ku dominojnë veshjet e lirshme.

Për arsyen e këtij transformimi gati rrënjësor, 46-vjeçarja ka folur së fundmi në një intervistë për “The Guardian”, ku ka rrëfyer se në të shkuarën zgjidhte veshje të tilla pasi ndihej e pasigurt në vetvete, në një kohë që ishte në qendër të vëmendjes.

“Vishja shumë fustane të strukturuara me korse, ende i kam disa prej tyre. Por stili im personal tani është më i relaksuar. Kur shoh pas, mendoj që ishte një shenjë pasigurie fakti që vishja gjithnjë veshje shumë të ngushta, që qëndronin pas trupit. Vetbesimi im është rritur bashkë me mua. Tani e di çfarë më rri mirë, me çfarë dukem mirë. Nuk kam përse të tregoj gjëra të caktuara me mënyrën si vishem.”-është shprehur Beckham në intervistë.

Vetëm 4 vite më parë, Beckahm që njihej botërisht për adhurimin e saj për takat e larta, u shfaq në fund të një sfilate me atlete të bardha, çka u cilësua si një epokë e re për stilisten dhe një shfaqje e mirëfilltë e vetbesimit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy