Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin po shkojnë drejt përfundimit.
Gazetari Jul Simoni raportoi për MCN Live se të mërkurën në Shëngjin dhe në Gjadër do të jetë e pranishme kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin po shkojnë drejt fundit, janë realizuar 90% e punimeve.
Aktualisht punimet janë përqendruar brenda kampit dhe në lidhjen e energjisë elektrike.
Ndërsa në Gjadër punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, nuk janë realizuar as 30% e tyre.
Emigrantët në qendrën pritëse në portin e Shëngjinit do të qëndrojnë 48 orë dhe më tej do të transmetohen në Gjadër.
Me praninë e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni si në Shëngjin dhe në Gjadër do të ketë më tepër detaje se kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes.
Ishte thënë se do të vinin brenda muajit emigrantët e parë por kjo nuk ndodhi për shkak të vonesës së punimeve në Gjadër.
Qendra pritëse në portin e Shëngjinit është marrë në administrim nga autoritetet italiane.



