Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin: Mbahem padrejtësisht në qeli (VIDEO)

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin: Mbahem padrejtësisht në qeli (VIDEO)

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg nga Apeli i GJKKO. Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi që Beleri të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve. "Mbahem padrejtësisht në qeli", deklaroi Beleri në seancë, raporton gazetari i MCN TV, Arsen Rusta. Ai shprehu gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore në këmbim të lirisë apo lënien e pasaportës, por pretendimet e tij u refuzuan. Seanca u ndoq dhe nga ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, e cila nuk pranoi të flasë për mediat. Arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e blerjes së votave ka ngjallur interes të madh nga pala greke, kjo edhe prej të qenit shtetas helen. Ndaj Fredi Belerit rëndon akuza e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Vendimi i gjykatës Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy