Nga SHBA raportohet se një çift i cili kishte 47 vite që jetonin bashkë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit brenda një minute. Patricia dhe Leslie McWaters kaluan kaq kohë bashkë, duke rritur fillimisht fëmijët dhe më pas nipërit e mbesat.
Sipas CNN, ata ishin një çift i pandashëm dhe shumë i lumtur, që në këtë moment lanë fëmijët dhe nipërit për shkak të pandemisë që po merr jetën e shumë personave.
“Edhe pse u shokuam, nuk u habitëm aq shumë, pasi ata ishin gjithë kohën bashkë, e shijuan jetën e tyre së bashku. Është e bukur, por edhe aq tragjike. Ashtu si Romeo dhe Zhulieta”, tha Joanna Sisk, një nga fëmijët e tyre.
Koronavirusi fillimisht ka prekur burrin, ndërsa pasi ky rezultoi pozitiv edhe bashkëshortja e tij pati të njëjtin fat të këq.
Thuhet se ata u infektuan në një restorant, ndërsa ndërruan jetë më 24 nëntor.



