Tregu i pronave/ Hasimllari: Nuk ka ‘ftohje’. Xhafa: Në ndërtimet e reja në bregdet çmimi shkon mbi 3 mijë euro/m2 (VIDEO)

Tregu i pronave/ Hasimllari: Nuk ka ‘ftohje’. Xhafa: Në ndërtimet e reja në bregdet çmimi shkon mbi 3 mijë euro/m2 (VIDEO)

Eraldo Hasimllari dhe Sonila Xhafa, agjentë Real Estate thanë në studion e MCN Informacion se nuk ka një ftohje që tregut të pronave.

Xhafa tha se në ndërtimet e reja në bregdet shkon nga 2800-3300 euro/m2, ndërsa Hasimllari tha se në kryeqytet rritje të çmimit ka pasur në zonën e Paskuqanit, Freskut dhe Shkozës duke qenë se është hapur Unaza e re.

Sonila Xhafa: 

Ftohja ka kohë që qarkullon,  është shtuar me pjesën e  normave të interesit të kredisë dhe kaq donte tregu për ta zgjeruar si term. Jam një javë të plotë në jug dhe kam ardhur për arsye pune dhe për arsey të numrit të klientëve që donin tua prezantoja pronat. Pavarësisht se po flasin për bregdetin që gjithmonë ka një rritje në Tiranë thuhet për një ftohje dhe për një ngadalësim të vogël transaksionesh, por kjo ka të bëjë më shumë me çmimin për metër katror dhe vlerat e mëdha që janë rritur. Jo që ka pak kërkesë siç thuhet.

Në bregdet rritje të çmimit ka pasur gjithmonë, megjithatë në ndërtimet e reja jemi në 2800-3300 euro/m2. Klientëve nuk po u duket një rritje e madhe. 

Eraldo Hasimllari:

Rezultatet tona na tregojnë një gjë krejtësisht  të kudnërt. Kërkesa jonë për blerjen e apartamenteve vazhdon të jetë goxha e lartë, sidomos në zonën e bregdetit. Në zonën e bregdetit ka një rritje, sepse kërkesa është shumë e lartë për investitorë vendas, dhe nga investitorë të huaj që kanë menduar të investojnë në zonën e bregdetit. Për zonën e kryeqytetit rritje kanë pasur disa zona të caktuara siç është Paskuqani, Fresku dhe Shkoza për arsye se është hapur Unaza e madhe. Për ne agjentët, ne kemi kërkesa të vazhdueshme. Nuk ka ftohje apo flluskë siç kemi dëgjuar. Në zonë e Paskuqanit është rritur në 1100-1200 euro/m2.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy