“Eskobari i Ballkanit” në kërkim, i vëllai është gardian i shtetit (VIDEO)

“Eskobari i Ballkanit” në kërkim, i vëllai është gardian i shtetit (VIDEO)

Kompania e familjes së Klement Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”, ka marrë në ruajtje institucionet kryesore të vendit, përfshirë këtu edhe prokuroritë që duhet ta hetojnë atë. Në emër të kompanisë “Balili-KO” vazhdojnë të lëvrohen miliona lekë nga thesari i shtetit, edhe pse Klement Balili rezulton në listën e zezë të personave më të kërkuar nga policia.

Të dhënat janë publikuar nga “Open Data”, sipas së cilës Shoqëria e Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike “Balili-KO”, në pronësi të Bashkim Balilit (vëllai i madh i Klement Balilit), për vitin 2016 ka përfituar 94.236.818 lekë transaksione nga buxheti i shtetit.

Ajo që bie në sy është se institucionet që ruhen nga Balilajt janë Prokuroria e Sarandës, Prokuroria e Gjirokastrës, Prefektura e Qarkut Vlorë, Universiteti Politeknik, spitalet e disa rretheve, shtëpia e fëmijëve në Sarandë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Sarandë, etj.

Gjithashtu, kjo kompani rezulton fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë kjo në patronazhin e UNESCO-s. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë të policisë private të Parkut dhe tenderi është fituar më 1 prill 2017. Edhe Prokuroria e Sarandës rezulton se ka likuiduar fatura te Balilajt më datë 07.12.2017, pra vetëm rreth një javë më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy