
Mutacioni britanik ka hyrë edhe në Shqipëri. Rasti është zbuluar rastësisht nga autoritetet gjermane, të cilat e kanë identifikuar tek një vajzë 22-vjeçare që kishte mbërritur nga Shqipëria. Por teksa varianti i ri po qarkullon në vendin tonë, ministrja Manastirliu tha sot se puna për identifikimin dhe kapjen e tij vijon ende.



