Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në rrjetat e një peshkatari në Sarandë.
Viktima u identifikua si Aleks Laçi, 29 vjeç, i cili kërkohej që prej 11 dhjetorit, kur në plazhin Pllakat u gjetën rrobat dhe pasaporta e tij.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë më shumë mbi ngjarjen.



