Profesor Jorgo Kaçani thotë se seminari i organizuar nga Akademia e Shkencave për cilësinë e ajrit dhe frymëmarrjen e shëndetshme te fëmijët, u bë për shkak të ndikimit jetësor që ka cilësia e ajrit.
Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se të dhënat e studimit janë shumë intriguese pasi adresojnë rekomandime të cilat duhet të mbahen parasysh nga kryeministria e deri tek institucionet që lidhen me cilësinë e ajrit.
Kaçani shtoi se ndikimi i ajrit nga mosha 0-18 vjeç, ndikon në imunitetin e një njeriu
Ai sugjeroi që të shpërndahen fletushka informuese në shkolla, dhe në këtë mënyrë edhe shtetarët do të vihen para një fakti, dhe presioni, në mënyrë që edhe ndërtimet e shkollave që do bëhen, të kenë parasysh që cilësia e ajrit brenda shkollave të jetë e standardeve europiane.
Nëse nuk do të jenë të sanksionuara me norma dhe standarde që do të jenë të detyruara për tu zbatuar, situata është shqetësuese.
Ne i rekomandojnë politikbërësve që në politikat e tyre të kenë parasysh rekomandimet në norma dhe standarde.
Procesi i vlerësimit të cilësisë së ajrit, ka ardhur gjithmonë duke u përmirësuar. Shkollat e reja që po ndërtohen në Tiranë janë me cilësi tjetër.
Teknologjia është gjithmonë në zhvillim nuk është fikse, dhe ndërtimet duhet të jenë të tilla që të kenë mundësi në evoluimet e mëparshme.
Ne rekomandimet i japim që të merren parasysh gjatë ndërtimit të shkollave. Duhen rekomanduar se si duhet bërë ajrimi, pastrimi.
Duhet një bashkëpunim se këto janë rekomandime që do jepen, mes Akademisë së Shkencave që i jep, ministrive përkatëse dhe Institutit të Shëndetit Publik, në mënyrë që të merren masa për të pasur atë cilësi ajri brenda normave që rekomandon Europa, në ambientet ku janë fëmijët.
Rekomandimet do të dalin shumë shpejt se seminarin e kemi përfunduar dhe do ua dërgojmë institucioneve që t’i referojnë në normat e duhura.
Familjet me fëmijë të vogël duhet të bëjnë presion ndaj shkollave, në mënyrë që të bëhet presion te institucionet përkatëse dhe t’i realizojnë kushtet për fëmijët.
Sikur disa fletushka të shpërndahen nëpër shkolla, njerëzit sensibilizohen për rolin që ka cilësia e ajrit.
Pasi ndikimi i ajrit nga mosha 0-18 vjeç, ndikon në imunitetin e një njeriu.
Shtetarët do të vihen para një fakti, edhe presioni, në mënyrë që edhe ndërtimet e shkollave që do bëhen, të kenë parasysh që cilësia e ajrit brenda shkollave të jetë e standardeve europiane.



