Sistemi zgjedhor amerikan/ Çfarë është Kolegji Elektoral dhe pse ai që merr më shumë vota mund të humbasë garën

Sistemi zgjedhor amerikan/ Çfarë është Kolegji Elektoral dhe pse ai që merr më shumë vota mund të humbasë garën

Ndryshe nga vendet e tjera, zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të mos fitohen nga kandidati që ka marrë më shumë vota matematikisht. Kolegjet Zgjedhore të shteteve përcaktojnë rezultatin me anë të një sistemi kontrovers mbi parimin “fituesi i merr të gjitha”.

Çfarë është kolegji elektoral dhe si funksionon?

Kolegji elektoral është një grup njerëzish – zgjedhës – që përfaqëson secilin prej 50 shteteve dhe votave për president. Secili shtet ka një numër të caktuar zgjedhësish, në raport me numrin e popullsisë. P.sh. Kalifornia ka 55, ndërsa Uajoming ka vetëm 3. Këta zgjedhës zakonisht mbështetin cilindo kandidat që fiton shumicën e votave në atë shtet. Pra, kushdo që fiton votën popullore në Kaliforni merr 55 votat e Kolegjit Elektoral. Në mënyrë që të shpallet fitues, një kandidati i duhen 270 vota të tilla. Në total janë 538 zgjedhës, që i korrespondojnë një numri përfaqësuesish (deputetët e Dhomës së Ulët) plus numri i senatorëve  (100), plus tre zgjedhës shtesë për kryeqytetin Uashington.

Shtetet e lëkundura

Janë dy partitë politike në SHBA: e majta – Partia Demokratike dhe konservatorët e Partisë Republikane. Shtete votojnë kryesisht për njërën apo tjetrën. Mbeten vetëm pak shtete në të cilat vota mund të lëvizë. Kandidatët e përqendrojnë fushatën në këto shtete. Janë 6 ose 7 prej tyre që në çdo garë elektorale shihen si “zonat e betejës”.

Në vitin 2020, ato përfshijnë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsin, floridën, Ajouan dhe Ohajon. Shtete që kanë votuar gjithmonë republikanët si Arizona, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia këtë vit u konsideruan “fushë beteje”.

Sistemi kontrovers

Kolegji elektoral  u jep shteteve të vogla më shumë pushtet në zgjedhjen e presidentit. Psh. Kalifornia ka 55 vota elektorale përkundrejt Uajoming që ka vetëm tre, edhe pse ajo ka një popullsi afërsisht 68 herë më të madhe se ky i fundit.  

Për më tepër, të gjitha përveç dy shteteve e japin votën elektorale sipas formatit “fituesi i merr të gjitha”,që do të thotë se kushdo që voton për kandidatin që nuk përfaqëson shtetin është në thelb i papërfaqësuar.

Për këtë arsye, një kandidat mund të marrë votën popullore, por mund të humbasë zgjedhjet. Kjo ka ndodhur në vitin 2000 me Xhorxh Bush, i cili mori 271 vota elektorale, pavarësisht se në votë popullore, Al Gore ishte 500 mijë vota para tij. Në vitin 2016, kjo u përsërit me Donald Trump, që mori 304 vota elektorale, edhe pse me votë popullore Hillari Klinton ishte plus tre milionë.

Ky sistem është e vështirë të ndryshohet, pasi Kongresit do t’i duhej të amendonte Kushtetutën. Për ta bërë këtë do të duheshin 2/3 e votave të Kongresit.

Origjina e sistemit

Kur themeluesit e Amerikës u ulën për të shkruar Kushtetutën në vitin 1787, ata debatuan për mënyrën si zgjidhet presidenti dhe zv.presidenti. Ata i druheshin një ekzekutivi shumë të pushtetshëm.

“Disa donin që presidentin ta zgjidhte Kongresi. Të tjerë donin që presidenti të ishte i pavarur nga Kongresi. Konventa Kushtetuese ishte drejt fundit dhe delegatët u lodhën. Në fund ata ranë në kompromis që presidentin ta zgjidhnin shtetet dhe jo Kongresi”, thotë David Redlawsk, profesor i shkencave politike në Universitetin e Delauerit.

Shumë historianë thonë se ky sistem i ka rrënjët në tregtinë e skllevërve. Kompromisi që u arrit u lejoi shteteve të jugut t’i shtonin 3/5 e popullsisë së madhe të skllevërve në totalin e popullatës për të marrë më shumë vota elektorale dhe vende në Kongres. Kolegji electoral u amendua pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 1800. Amendamenti 12 i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1804, ndërtoi sistemin që përdoret edhe sot, me të cilin zgjedhësit votojnë për presidentin dhe zv.presidentin.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy