
Turizmi sivjet në vend është ballafaquar me sfida dhe pritshmëri nga më të ndryshmet.
Flora Xhemani Baba, eksperte e turizmit, tha në edicionin e sotëm të “MCN live”, se turizmi sivjet për nga sasia ishte mjaft produktiv, porse viti tjetër pritet të jetë më frytdhënës.
Krahas lajmeve negative, sivjet sezoni më qenë me i mirë karahsuar me vitin 2021, më i begatë, porse pritshmëritë do të jetën më frytdhënëse në vitin 2023.
Pjesën e luanit e ka turizmi vendas, futen këtu, edhe emigrantët, apo turistët e Kosovës, por pavarësisht këtyre raporti anon nga turistët vendas.
Xhemani -Baba, tha se risia e sivjetme ne turizmin e detit, ishte ardhja e rreth 100 mijë turistëve spanjoll dhe atyre italian.
Supriza e këtij viti ka qenë shtimi i turistëve italian dhe shtrirja e tyre ka qenë deri në Shëngjin kanë frekuentuar deri në plazhin Durrës-Kavajë, sepse sa i përket Vlorës, atyre flitej vetëm italisht.
Por surpriza sivjet kanën qenë turistët spanjoll, që ishin deri të shifrat 90 mijë deri ne 100 mijë turistë, të shpërndarë në tërë vendin, dhe kur i kemi pyetur pse këtu, na kanë thënë që për shkak të çmimeve të shtrenjta në bregdetin spanjoll, kemi konsideruar si një zbulim bregdetin shqiptar. Shpresojmë që do të vijnë edhe vitin tjetër, sepse edhe vjet kishim zbulim turistët serb me 70-80 mijë turistë, dhe sivjet numri i tyre ra shumë.
Ekspertja e turizmit, thotë se duhet të ketë një shtrirje të turizmit edhe përgjatë muajit qershor, jo vetëm në korrik e gusht.
Ajo propozoi që administrata shtetërore të jap leje me detyrim punëtorëve të tyre që nga 1 qershori.
Ndoshta duke qenë se administrata shtetërore, dhe institucionet tjera si banka, bizneset, etj, kanë mundësi që kur kanën stafe të mëdhaja, të kombinojnë pushimet edhe ne muajt e tjerë, pra të krijohet një sistem kalendarik, dhe të japin lejet me detyrim, që nga qershori, jo vetëm të gjithë nga 1 gushti. Kjo mundet të ndodh në administratën publike, pra të ketë dhënie leje dhe ti marrin nga 1-15 qershor.



