Fier, arrestohet për korrupsion shefi i Zyrës Përmbarimore

Fier, arrestohet për korrupsion shefi i Zyrës Përmbarimore

Përgjegjësi i zyrës opërmbarimore në Fier ka rënë në prangat e policisë për korrupsion. Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, u vu në pranga për korrupsion pasiv, pas një hetimi disamujor që përfundoi me dokumentimin e veprimtarisë së tij në kundështim me ligjin. 47-vjeçari kërkonte ryshfet në këmbim të mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore.  

Njoftimi i policisë

Arrestohet përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar "PERMBARUESI".

Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit:

-P.I, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë pergjegjës i zyrës përmbarimore Fier.

Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy