Basha: Qeverisë nuk i intereson qytetari. Kabineti i Ramës ka 3-fishuar pasurinë (VIDEO)

Basha: Qeverisë nuk i intereson qytetari. Kabineti i Ramës ka 3-fishuar pasurinë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar nga selia blu se qeveria dhe kryeministri nuk kanë në axhendë problemet e shqiptarëve në këto kohë përmbytjesh dhe pandemie. 
Basha ka hedhur akuza edhe mbi anëtarët e tjerë të qeverisë duke delaruar se pasuritë e tyre janë trefishuar. 
Kryedemokrati nuk ka lënë pa përmendur edhe darkën e kabinetit qeveritar në Dubai, duke e konsideruar të turpshme.

"Kjo është shumë e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë. Dy ditë më parë u bë publike se si kur e gjithë Shqipëria ishte e përmbytur, kur mijëra familje ishin në ujë e mijëra të tjera janë në çadra, ministrat e Ramës po darkonin në restorantit më të shtrenjtë. 1 mijë dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës më të thellë ekonomike të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para kanë shumë. Po dje u publikua një raport që tregon se qeveria e Ramës ka shumëfishuar pasurinë. Anëtarët e kabinetit të Ramës kanë 3-fishuar pasurinë.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj, nuk iu intereson qytetari, nuk e kanë në listë. Kjo është arsyeja pse qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa ministrat darkojnë me fatura të kripura. Kanë harruar se cili është misioni i qeverisë, të zgjidhë problemet e qytetarëve, jo t’i rëndojë ato. Të dashur qytetarë është koha për ndryshim. Është koha që qeveritarët që abuzojnë të shkojnë në vendin e tyre. Është koha për këtë ndryshim dhe ndryshimin do ta sjellim ne”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy