U nënshkrua sot në Tiranë Memorandumi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, që ka të bëj me ndërtimin e HEC të Skavicës.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm nënsekretari amerikan Keith Krach.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se projekti i Skavices ishte një ëndërr gjysmëshekullore që po realizohet tashmë falë mbështetjes së miqve amerikanë.
“Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitullit të ri për investime të drejtpërdrejta amerikane dhe jo vetëm në Shqipëri. Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të kthehet në punësim e përfitim reciprok. Memorandumi që ne nënshkruajmë sot, do të nisë një kapitull të ri për investimet, do të rrisë eksportet dhe do të fusë në rrugën e realizimit një ëndërr 50-vjeçare, ndërtimi i Skavicës. Kjo e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë. Memorandumi do të nxisë edhe bizneset që do të vazhdojnë në këtë proces”, tha Rama, ndërsa tregoi sërish mbështetjen për rrjetin 5G “Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurtë në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizimit dhe transferimit të të dhënave.”
Kryeministri Rama iu kthye sërish letrës që presidenti Trump i dërgoi dy ditë më parë atij.
“Dua ti ktehem letrës së Trump: Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon dhe si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G, të cilat janë rrugë të pastra për fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë. Ne nuk duam që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë. Ne jemi krenar që nuk jemi vetëm dhe jemi në krahun e miqve tanë më të besueshëm dhe nuk kanë për ne ndonjë nevojë që t’i detyrojë të jenë miqtë tanë. Por shohin tek ne atë që ata shohin atë që ne shohim te ata. Miq të mirë në ditë të vështirë siç thotë populli shqiptar”, tha Rama.
Më tej, kryeministri i uroi shërim të shpejtë nga Covid-19 presidentit Trump. “Dëshiroj që publikisht t’i uroj Presidenti Trump urim sa më të shpejt. Dhe ta falenderoj për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA kanë shoqëruar Shqipërinë në këto vite.”
Nga ana tjetër nënsekretari amerikan Keith Krach e konsideroi Ramën një lider të vërtetë, ndërsa Shqipërinë një rrugë të pastër.
Ai vlerësoj maksimalisht Shqipërinë si shembull edhe për rrugën e drejtë të ndjekur për 5G.
“Zoti kryeministër ju jeni me të vërtët një lider. Nuk ka një vend më të mirë ku doja të isha këtë kohë. Zoti e bekoftë vendin e mrekulklueshëm të Shqipërisë, Zoti e bekoftë Amerikën”, tha ai.
Krach tha se ndërtimi i Skavicës do të shmang përmbytjen dhe se rrjeti energjetik në vend nuk do të varet nga reshjet vjetore të shiut.
"Rritja e investimeve do të krijojnë vende pune më të mira dhe mundësi për të rinjtë si dhe do të krijojë një klimë biznesi më të mirë në vend. Ky është një projekt ambicioz që do të sigurojë energji elektrike dhe përfitime mjedisore. Skavica do i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë dhe do të reduktojë përmbytjet dhe do e bëjë energjinë më pak të varur nga reshjet vjetore", tha Krach.



