
Italia ka gjobitur me 10 milionë euro ”Apple” dhe pesë milionë euro ”Samsung” në kuadër të hetimit për ngadalësimin të programuar të celularëve.
Një hetim i nisur në janar nga autoriteti i konkurrencës në Itali, zbuloi se disa përditësime të softuerëve të celularëve kishin efekt negativ në performancën e pajisjeve.
Hetimi, që besohet se është i pari i këtij lloji kundër prodhuesve të celularëve, erdhi pas akuzave se përditësimet e sistemit operativ ngadalësuan celularët më të vjetër, duke i shtyrë njerëzit që të blejnë celularë të rinj, transmeton Gazeta Express.
Në një deklaratë, vëzhguesi i antitrusteve tha se "Apple dhe Samsung kanë zbatuar praktika të pandershme tregtare" dhe se përditësimet e sistemit operativ "shkaktuan keqfunksionime serioze dhe performanca të reduktuara dukshëm, duke përshpejtuar zëvendësimin e telefonave".
Sipas "The Guardian", dy firmat nuk u kishin dhënë klientëve informacion të mjaftueshëm për ndikimin e softuerit të ri "ose ndonjë mjet për rikthimin e funksionalitetit origjinal të produkteve".
Samsung u tha pronarëve të telefonit Galaxy Note 4 për të instaluar një version të ri të sistemit operativ Android të Google, të destinuar për Galaxy Note 7 më të fundit , por që e bëri modelin e vjetër të ngadaltë.
Po ashtu, Apple u tha pronarëve të iPhone 6 që të instalojnë një sistem operativ të dizajnuar për iPhone 7, duke shkaktuar probleme për pronarët e modelit të vjetër.
Të dy firmave u është shqiptuar gjoba maksimale prej € 5 milion secila dhe urdhëroi të shfaqin një njoftim në uebsajtet e tyre italiane duke i informuar konsumatorët për vendimin e vëzhguesit.
Apple u gjobit me 5 milion euro shtesë për dështimin e dhënies së informacioneve të qarta për karakteristikat "thelbësore" të baterive të litiumit, duke përfshirë jetëgjatësinë mesatare të tyre, si t'i mbajnë ato ose eventualisht t'i zëvendësojnë ato në iPhone të firmës.
Që të dyja kompanitë u dënuan me 5 milionë euro, por Apple u dënua me 5 milionë euro shtesë, për shkak se nuk iu dha përdoruesve informacione “esenciale” rreth karakteristikave të baterive me litium, duke përfshirë jetëgjatësinë e tyre, si t’i mirëmbajnë ato ose kur duhet t’i zëvendësojnë.



