Të bllokuar në terren të vështirë/ Pesë turistë anglez shpëtohen në “Shpellën e Pëllumbasit”

Të bllokuar në terren të vështirë/ Pesë turistë anglez shpëtohen në “Shpellën e Pëllumbasit”

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka ndihmuar pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.  

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.      

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy