
Janë krijuar tensione në ambientet e Kuvendit këtë të enjte mes deputetëve të opozitës.
Deputeti Edmond Spaho dhe deputeti Gazmend Bardhi janë parë teksa flisnin dhe debatuan ashpër me njëri-tjetrin.
Në sfond shihet deputeti i PD-së, Edmond Spaho teksa dëgjohet duke thënë se ‘s’ju vjen turp’, “zhduku”, “palaço”.
Ndërkohë, Tritan Shehu nga ana tjetër është ngritur nga vendi i tij, ndërsa diçka ka diskutuar me Gazment Bardhin ku ky i fundit i thotë “mos më bërtit”.
Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open, nga Gazment Bardhi që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro” dhe i ka akuzuar si peng të Edi Ramës.



