Ka shkuar në 115 viktima dhe duket i destinuar të rritet numri i të vdekurve nga një nga masakrat më të rënda në Haiti, javën e kaluar në qytetin Pont-Sonde.
Shifra është bërë e ditur nga autoritetet e vendit të Karaibeve, cituar nga mediat.
Natën mes 3 dhe 4 tetorit, anëtarët e një bande të armatosur qëlluan me automatikë mbi banorët e këtij qyteti që ndodhet rreth 100 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, duke djegur dhjetëra shtëpi dhe automjete.
Mes të vdekurve ka edhe gra dhe fëmijë. Sipas një OJQ-je për të drejtat e njeriut nga Haiti, vrasja e bandës kriminale të quajtur Gran Grif nisi pasi një grup vendas vetëmbrojtës po përpiqej të kufizonte aktivitetin e bandës në Pont-Sonde dhe ta parandalonte që të përfitonte nga një tarifë e improvizuar në rrugë që kishte e vendosur së fundi.



