Borjana Dine nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, për rrezikun që iu kanoset fëmijëve nga rrjetet sociale, thotë se gjatë viteve të fundit ka pasur shtim të rasteve të bullizmit.
Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ajo deklaroi se abuzimi në rrjetet sociale është kthyer në një risk global, ku Shqipëria ka rrezik të madh dhe se gjatë vitit 2024, shumë probleme dhe çështje që kanë kaluar në një problematikë shumë më të madhe që e kanë pikënisjen nga mjedisi online.

Ne kemi bërë së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në mënyrë që të marrim disa masa më të mëdha lidhur me sigurinë dhe mirëmbrojtjen e fëmijëve në hapësirën dighitale.
Ka një tendencë rritje të problematikave, duke nisur nga bullizmi, shantazhet, zënkat online, dhuna seksuale online. Janë të shumta çështjetr dhe problematikat.
Në shkurt 2025 ne do të shpallim një data baze mbi të gjithë raportin për 2024, duhet të themi që rastet kanë qenë gjithmonë në shtim, mund të kemi një dyfishim të rasteve krahasuar me 2023.
Problematikat janë shtuar më tepër, kemi pasur një numër më të madh të bullizmit online, gjuha e urrejtjes, dhuna seksuale në hapësirën digjitale, janë elementë thelbësorë dhe deçiziv që kanë kaluar në hapësirën digjithale, TikTok, Snapchat etj., por TikTok ka pasur numrin më të lartë për të gjitha format e dhunës.
Në muajin shkurt kemi një raport përfundimtar. Duhet të zhvillojmë materiale edukative në mënyrë që prindërit dhe fëmijët të zhvillojnë një mënyrë më të sigurt në internet.
Duhet forcim i mekanizmave për parandalimin e çdo lloj dhune online.
Duhet një hapësirë e sigurt në internet, nëpërmjet marrëveshjes mes institucioneve për të krijuar një hapësirë digjitale më të sigurt për fëmijët.



