Koronavirusi po përball me urinë elefantët në Tajlandë

Koronavirusi po përball me urinë elefantët në Tajlandë

Më shumë se 1 mijë elefantë po përballen me urinë në Tajlandë për shkak të krizës së krijuar nga virusi Covid-19, e cila ka rrudhur të ardhurat e fituara nga turizmi.

Një mungesë pothuajse e plotë e turistëve në vend, do të thotë që shumë kujdestarë po përpiqen të sigurojnë ushqim për 4 mijë elefantë në Tajlandë.

Elefantët mund të hanë deri në 200.kg ushqim në ditë.

Tajlanda të hënën ka raportuar 127 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 1 mijë e 651 persona.

Themeluesi i “Fondacionit Save Elephant”, Lek Chailert tha për BBC se nëse nuk ka ndonjë mbështetje ekonomike në ditët e ardhshme për t’i mbajtur ata të sigurtë, shumë elefantë, ose do të ngordhin nga uria, ose do të hidhen në rrugë për të mbijetuar.

Gjithashtu, disa elefantë mund të shiten në kopshte zoologjike, ose ata mund të shiten tek thertoret për t’i prerë, pavarësisht se përdorimi i elefantëve është ndaluar zyrtarisht në vitin 1989.

Kjo është një pikëpamje shumë e zymtë, nëse nuk garantohet menjëherë një ndihmë financiare”, tha Chailert.  

Kjo është një sfidë për t’i ushqyer këta elefantë dhe për t’i mbajtur ata të shëndetshëm në kohën më të mirë, jo më kur vendi po përballet me një krizë të tillë, gjë e cila e bën situatën edhe më ekstreme.  

Kerri McCrae, e cila menaxhon “Kindred Spirit Elephant Sanctuary” në Mae Chaem, në Tajlandën veriore tha se fshatarët që jetojnë pranë kësaj qëndre kanë sjellë shtatë elefantë, pasi ata nuk po siguronin të ardhura nga turizmi dhe për rrjedhojë s’mund t’i ushqenin dot.

Ushqyerja e elefantëve është një përparësi, por çështja është se nuk ka mbetur mjaft pyll për t’i ushqyer ata”, shpjegon ajo.

McCrae, vjen nga Irlanda e Veriut dhe është një bashkëthemeluese e këtij fondacioni, asaj i duhet të udhëtojë me makinë deri në tre orë në ditë për të gjetur barëra dhe kërcell misri mjaftueshëm për të ushqyer pesë elefantë që ka nën kujdes.

Ajo tha se edhe kujdestarët e tjerë të elefantëve janë të detyruar të bëjnë të njëjtën gjë çdo ditë nëse duan t’i mbajnë gjallë./BBC/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy