Aksident i frikshëm në Prishtinë, përplasen 4 automjete në Prishtinë

Aksident i frikshëm në Prishtinë, përplasen 4 automjete në Prishtinë

Një aksident zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën B të Prishtinës, ku katër automjete u përplasën mes tyre.

Mediat kosovare raportojnë se nga aksidenti ka edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për të kryer procedurat hetimore.

“Në rrugën B në Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku janë përfshirë katër automjete, 6 persona janë dërguar për trajtim mjekësor, disa me lëndime të rënda, por fatbardhësisht nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

Ai po ashtu ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy