Mbrojtje bërthamore evropiane, Macron: Duhet të fillojmë të mendojmë edhe pa amerikanët

Mbrojtje bërthamore evropiane, Macron: Duhet të fillojmë të mendojmë edhe pa amerikanët

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, fuqia e vetme bërthamore në kontinent është Franca.

Së fundmi, për shkak të luftës në Ukrainë dhe mundësisë së rikthimit të ish-presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë, shefi i Elizesë Emanuel Macron ka propozuar të udhëheqë mbrojtjen e përbashkët bërthamore evropiane.

Ai e ka theksuar edhe më herët rolin lider të Francës në arkitekturën e re të sigurisë në Evropë.

Unë jam gati ta çel këtë debat, i cili duhet të përfshijë mbrojtjen kundër raketave me rreze të gjatë veprimi dhe nga armët bërthamore. Le t'i vendosim të gjitha në tryezë dhe të shohim se çfarë na duhet për ombrellën mbrojtëse. Franca është e gatshme të kontribuojë më shumë në mbrojtjen e përbashkët Evropiane.

Edhe më herët, presidenti francez Macron paralajmëroi se Evropa përballet me një kërcënim ekzistencial nga agresioni rus. Sipas tij, kontinenti duhet të miratojë një strategji "të besueshme" mbrojtjeje më pak të varur nga Amerika.

Ndërtimi i një politike evropiane të mbrojtjes së përbashkët ka qenë prej kohësh objektiv francez, por është përballur me kundërshtimin e vendeve të tjera të BE-së, që konsiderojnë ombrellën e NATO-s më të besueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy