
Një automjet ka shpërthyer gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ''10 Korriku'', rreth orë 02:20 pas mesnate. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në mjetin tim “Audi” të shtetasit S.B., 64 vjeç.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.
Një shpërthim i ngjashëm ndodhi pak para mesnatës edhe në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dunavat i Dytë’. Eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.L., ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur djali i tij, shtetasi Gentjan Liti, 34 vjeç.
Po kështu ka pasur edhe dëme materiale në banesë. I plagosuri është dërguar në spitalin ‘Omer Nishani’ për ndihmë mjekësore. Dyshohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4.
Ky është atentati i dytë që po i bëhet Gentjan Litit. Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës.



