F-35 i prodhuar nga SHBA, ka nisur sulmet për forcën ajrore izraelite

F-35 i prodhuar nga SHBA, ka nisur sulmet për forcën ajrore izraelite

Një avion F-35 i prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë në aksionin e parë luftarak, duke fluturuar në një operacion për forcën ajrore izraelite.

Shefi i forcave ajrore tregoi një imazh të avionëve mbi Beirutin, Libanin duke thënë se avionët kishin "sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme".

Izraeli ka kryer kohët e fundit dhjetëra sulme ajrore në Siri. F-35, si avioni më i shtrenjtë ushtarak në botë, është kritikuar për koston dhe efektin luftarak.

Vitin e kaluar, sekretari i mbrojtjes, James Mattis, kishte për të mbrojtur programin pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, kritikoi çmimin e tij të madh, që thuhet se është rreth 100 milion dollarë për aeroplan.

Gjenerali Amikam Norkin, u  tha krerëve të 20 forcave të huaja ajrore gjatë një takimi në Izrael se, “Kemi ngritur në fluturim avionët F-35 në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kemi sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme”. Ai gjithsesi nuk specifikoi objektivat e shënjestruara.

“Siç e dini, se sapo kemi fituar Eurovisionin me këngën ‘Toy’ (Kukulla). Epo, edhe F-35-a nuk është një lodër”, është shprehur ai me nota humori.

Izraeli është i pari vend jashtë Shteteve të Bashkuara që ka kërkuar të blejë avionët luftarakë njëvendësh, ka marrë deri më tani 9 nga 50 avionët e prenotuar F-35, por mund të blejë deri në 75 të tillë.

Në Izrael, ky lloj avioni është mbiquajtur “Adir” (I fuqishëm) në gjuhën hebreje. Besohet se këto avionë janë të variantit A, që nënkupton për ulje e ngritje konvencionale.

Tom Bateman i BBC në Jeruzalem thotë se pretendimi i Izraelit për ta përdorur atë në një sulm operacional edhe para se amerikanët mund ta dizajnonin këtë si një shfaqje të mëtejshme të forcës ushtarake, pasi beson se forcat iraniane të elitës po përpiqen të integrohen në Siri për të kërcënuar Izraelin.

Izraeli tha se sulmet ajrore të kohëve të fundit brenda Sirisë synonin infrastrukturën ushtarake iraniane, në përgjigje të sulmit raketor që synonte pozicionet ushtarake izraelite në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Irani ka qindra njerëz në Siri, të cilët thonë se shërbejnë si këshilltarë ushtarakë të ushtrisë siriane. Gjithashtu ka dërguar mijëra luftëtarë vullnetarë në mbështetje të qeverisë siriane.

SHBA i ka dhënë Izraelit më shumë ndihmë ushtarake se çdo vend tjetër në botë aktualisht rreth 4 miliardë dollarë në vit dhe ligjet e saj mbi shitjen e armëve kërkojnë që Izraeli gjithmonë të mbajë superioritetin ushtarak në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy