Primaret në PD, Kume: Proces i qetë. Nuk u votuan vetëm të besuarit e Berishës (VIDEO)

Primaret në PD, Kume: Proces i qetë. Nuk u votuan vetëm të besuarit e Berishës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kuma thotë se procesi i primareve në Partinë Demokratike ka qenë i qetë dhe pa tensione, përveç disa situatave të krijuara në Korçë e Fier ku anëtarët hasën vështirësi në gjetjen e emrave të tyre në listë.

Në një lidhje me studion e MCN Live, nga selia e PD-së Kume tha se tashmë emrat e personave që kanë kaluar pragun do të dërgohen në kryesi e cila duke marrë parasysh dhe variabla të tjerë do të miratojë listën përfundimtare.

Po ashtu Kume tha se në këtë proces nuk u votuan vetëm të besuarit e Berishës dhe se në qarkun Fier duket se nuk janë sheshuar ende hatërmbetjet e mëparshme.

Ka qenë proces i qetë, nuk është se ka pasur tensione. Në Fier dhe Korçë ka pasur disa persona që nuk kishin emrat në listë dhe kishin probleme me kartat e anëtarësimit. Kanë qenë mbi 50 mijë anëtarë që kanë votuar. Janë një numër pak më i madh se 44 mijë anëtarë që kanë qenë për referendumin për Berishën. Në këtë moment kemi dhe bashkimin e grupeve, Rithemelimin me grupin e ri të deputetëve.

Nuk u votëbesuan vetëm të besuarit e Berishës. Këto primare kanë treguar që ka pasur një garë dhe duke qenë se janë përfshirë gjithë grupet janë munduar secili të sjellë mbështetësit e tij. Duke pasur një mision të përbashkët, secili nga grupimet kërkon përfaqësuesit e tij dhe secili ka maksimalizuar punën. Duhet të ketë përzgjedhje të kujdesshme dhe në listën për deputetë.

Personat që kanë kaluar pragun, do t’i vijnë kryesisë dhe do të jetë kryesia që duke marrë parasysh numrin e votave dhe angazhimin në strukturat e partisë dhe numrin e shqiptarëve të diasporës do të bëjë dhe lista finale.

Më i votuari në të gjithë Shqipërinë është Bledion Nallbati me 1200 vota të marra. Mbështetjen më të madhe e ka marrë në Devoll dhe disa vota të tjera në Korçë e Pogradec. Në Tiranë ka qenë Hysen Kadiu, që për qarkun ka marrë më shumë vota. Balliu ka marrë më shumë vota në Tiranë. Muçollari që vjen nga FRPD. Tabaku ka pasur numër të konsiderueshëm, edhe Dhurata Çupi.

Zhupa është kandidatja që ka mundur kundërshtarët burra në qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Fierit, duket se përplasja apo hatërmbetjet e mëparshme nuk janë sheshuar, kanë operuar me klane. Klani Baçi në një farë mënyrë ka superuar mbi klanin Bardhi. Sharka në Lushnje dhe Baçi në Fier kanë marrë më shumë vota. Korreshi edhe pse ka marrë numër votash të konsiderueshme nuk ka mundur të kalojë mbi Sharkën. Korreshi ka qenë më pranë Bardhit sesa grupit të Rithemelimit. Gara ka qenë më e fortë dhe më evidente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy