Humbet jetën nga fruthi foshnja katër muajsh (VIDEO)

Humbet jetën nga fruthi foshnja katër muajsh (VIDEO)

Një fëmijë vetëm katër muajsh ka humbur jetën në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë për shkak të komplikacioneve nga fruthi. Foshnja është trajtuar për 10 ditë për pneunomi dhe ishte e pavaksinuar.

Një foshnjë 4 muajshe me inicialet A.A nga Manza e Durrësit ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare  “Nënë Tereza”, në Tiranë, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Burime nga QSUT thonë se pas u prek nga virusi i fruthit gjendja shëndetësore u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.

Përmes një deklarate për median, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale. “Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë”, thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet me dije, se pikërisht kjo gjë, ka bërë që foshnja të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë. “Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte”, vijohet më tej në deklaratën e QSUT.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik vetëm në dy javët e para të janarit janë regjistruar 15 raste të prekur me fruth. Gjatë vitit 2018 në Shqipëri nga virusi i fruthit humbën jetën dy foshnja disa muajshe dhe qindra të tjera u prekën me virusin. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 2018-ës u numëruan rreth 400 fëmijë të prekur nga virusi nën moshën 14 vjeç, në zona si Tirana, Lezha, Durrësi, Kukësi, Vlora dhe Elbasani. Disa ditë më parë, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ngriti alarmin për mosvaksinimin kundër fruthit, pasi sipas saj ky është shkaku kryesor për prekje nga fruthi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy