Si shumë politikanëve, presidentit francez Emannuel Macron duket se i pëlqen të pozojë për selfie në daljet publike.
Vetëm mos i thirrni atë me pseudonim.
Kjo gjë i ka ndodhur presidentit francez Emmanuel Macron, i cili gjatë një takimi një adoleshent francez e përshëndeti "Si po shkon, Manu" dhe më pas po këndonte himnin e socialistëve para tij, shkruan "The Guardian".
Kjo ngjarje që është filmuar nga kameramanët ka ndodhur në veri të Francës, në 78-vjetorin e vdekjes së gjeneralit General Charles de Gaulle.
"Jo, nuk mund ta bësh, jo, jo, jo, jo," i tha Macron djaloshit që po priste me një grup shokësh të shkollës për ta takuar atë gjatë vizitës së tij në fortesën Mont Valerin pranë Parisit, ku qindra rezistencë francezë u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më pas shefi i Elysee i dha një mësim studentit duke i thënë: “Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë. Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr zoti President ose zotëri. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.
Djaloshi menjëherë i kërkoi falje, ndërsa Macron vazhdoi duke e qortuar.
Debati mes Macron dhe adoleshentit u kap në kamera që ndodheshin në ceremoni dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.
Kjo nuk është hera e parë që Macron u mbanë leksion atyre që nuk e respektojnë apo e provokojnë.
Gjatë kampanjës presidenciale gjatë vitit të kaluar një punëtor e kishte akuzuar se është një “burrë i veshur në kostum”, derisa presidenti i është përgjigjur duke i thënë “mënyra më e mirë për të paguar kostumin është të gjesh punë”.



