Koçi: Drejtësia sot po vepron, raporti i DASH opozita më e mirë për vendin (VIDEO)

Koçi: Drejtësia sot po vepron, raporti i DASH opozita më e mirë për vendin (VIDEO)

Socialisti Petro Koci në studion e lajmeve në MCN Live foli me nota pozitive nda drejtyësisë duke deklaruar se ajo sot është duke vepruar ndaj përfaqësuesve politik dhe kjo sipas tij tregon se për herë të parë kemi një situatë që duhet vlerësuar. Ai tha ndër të tjera se drejtësia duhet të jetë kredibile dhe këtë duhet ta bëjë dukevepruar jo vetëm mbi politikën, por edhe mbi oligarkët.

Rama në kongres mendoj se inkurajoj SPAK për të vepruar kundër korrupsionit. Nuk besoj tek analiza që duket si një lloj kërcënimi. Fakti që drejtësia sot është duke vepruar ndaj përfaqësuesve politik tregon se për herë të parë kemi një situatë që duhet vlerësuar pozitivisht sepse deri dje s’ka ndodhur kështu. Tashmë kemi një situatë tjetër kur maxhoranca është jo vetëm bashkëpunuese por nuk mbron asnjë figurë dhe kur vjen prej saj dhe prokuroria kërkon ta ndalojë apo arrestojë. Fakti është ky që pavarësisht kësaj drejtësia duhet të jetë më kredibile e para për krimet qe kanë ndodhur duhet të veprojë, dhe së dyti drejtësia duhet të veprojë edhe mbi oligarkët. Mbi politikën drejtësia ka vepruar, grupimi që nuk është vepruar janë oligarkët dhe po nuk filloj të veprojë mbi ta s’kemi kredibilitetin e duhur.

Ndërsa lidhur me raportin e DASH Koci tha se PS ka një marrëdhënie të shkëlqyer me  SHBA pavarësisht këtij raporti. Ai theksoi se raporti i dash duhet të merret si opozita më e mirë ndaj qeverisë në momentin që vendi se ka një të tillë.

Dua të them se raporti nuk është se i drejtohet vetëm qeverisë, kur thotë presionet politike nuk janë vetëm të qeverisë por dhe shumë qëndrime të egra të opozitës ndaj SPAK, është kritik dhe ndaj përgjegjësive të qeverisë. Administrata Biden i ka vënë theksin luftës ndaj korrupsionit dhe në këto dokumente e theksojnë pak më shumë këtë aspekt, por kjo duhet parë si ndihmë. Në momentin që këtu nuk ka opozitë këto dokumente janë opozita më e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy