Françesku mes “ujqërve” të kishës, Papa thërret samitin për abuzimet seksuale (VIDEO)

Françesku mes “ujqërve” të kishës, Papa thërret samitin për abuzimet seksuale (VIDEO)

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të luten për një samit që do të mbahet këtë javë në Vatikan mbi çështjet e abuzimit seksual.

Papa e quajti problemin një "sfidë urgjente të kohës sonë". Ai i ka thirrur peshkopët në Romë për të diskutuar mbi dekada të tëra abuzimi të priftërinjve dhe mbulimet sistematike nga eprorët e tyre.

"Nga e enjtja deri të dielën tjetër do të ketë një takim në Vatikan të krerëve të të gjitha Konferencave Ipeshkvnore mbi temën e mbrojtjes së të miturve në kishë. Ju ftoj të luteni për këtë takim, të cilin e kërkova si një akt të fortë përgjegjësie pastorale për t'u përballur me këtë sfidë urgjente të kohës sonë".

Por Marco Politi, autor i librit me titullin metaforik "Francis Among the Wolves" (Françesku mes ujqërve) dhe një njohës i mirë i Vatikanit, tha se Papa po përballet me një kundërshtim serioz nga brenda kishës.

"Ka një luftë mes Papës dhe mbështetësve të tij që duan një ndryshim, dhe shumë të tjerëve në mesin e peshkopëve dhe klerikëve që nuk duan transparencë dhe zbatimin e ligjit për çështjet e abuzimit në botë", thotë ai.

Papa e bëri publik lajmin mbi këtë evend një ditë pasi një ish-kardinali i SHBA-ve, Theodore McCarrick, u përjashtua nga radhët e kishës pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj të miturve dhe maxhorenëve gjatë kohës që kryente shërbesat kishtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy