Ndotja e lartë, Mehmeti: Oligarkët e karburanteve pa cilësi duhet të mbajnë përgjegjësi

Ndotja e lartë, Mehmeti: Oligarkët e karburanteve pa cilësi duhet të mbajnë përgjegjësi

Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti, në një intervistë për MCN, komentoi raportin e Ministrisë së Mjedisit për ndotjen e ajrit, duke theksuar se cilësia e dobët e karburanteve, automjetet e amortizuara dhe djegiet janë shkaqet kryesore. 

Sipas tij, mungesa e ekspertëve në institucionet përgjegjëse, korrupsioni dhe mosndëshkimi i tregtarëve të karburanteve pa cilësi po e mbajnë të pandryshuar nivelin e ndotjes.

Intervista: 

-Ndotja e ajrit mbi normë thotë ministria e mjedisit. Çfarë e shkakton këtë ndotje?

Ndotja e ajrit është shkaku i shumë sëmundjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me mushkëritë. I gjithë organizmi është i ndikuar nga ndotja e ajrit. Arsyeja e ndotjes vjen nga cilësia e karburanteve, vjetërsia e makinave, djegiet e ndryshme. Të gjitha këto që shkaktojnë ndotjen, sjell sëmundje të cilat sjellin një kosto të madhe për njerëzit. Duhet të vihet rëndësi e madhe monitorimit dhe përzgjedhjes së personelit që punon në këto institucione monitoruese.

-Prej vitesh raportet pothuajse kanë qenë të pandryshuara, pse jemi ende në të njëjtat parametra, çfarë nuk funksionon?

Nuk funksionon qeverisja, sepse ajo nuk është e ndërtuar me ekspert, por me patronazhist sjell situatën që jemi këtu. Korrupsioni mban gjallë ndotjen.

-Ku dhe si duhet të bëhet ndërhyrja për të normalizuar situatën?

Ndërhyrja duhet që te oligarkët që tregtojnë karburante pa cilësi dhe duhet të vihen para përgjegjësisë. Njerëzit që paguhen për këtë punë, duhet të jenë të fushës. 

-Ku janë pikat më të ndotura sa i përket Elbasanit dhe kush ndikon më së shumti në këtë situatë?

Ndikon industria dhe duke qenë një qytet industrial sjell shumë ndotje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy