Trump thotë se bisedimet me Erdoganin do të jenë “të vështira”

Trump thotë se bisedimet me Erdoganin do të jenë “të vështira”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të kenë “diskutime të gjata dhe të vështira”, gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

Si Trump po ashtu dhe Erdogan janë shprehur optimist para gazetarëve, para se të nisin takimin, ku lideri turk, përmes përkthyesit të tij, ka thënë se ai me Trump po “hedhin themelet e një epoke të re” në marrëdhëniet dypalëshe”.

Por Erdogan ka shtuar se Turqia kurrë nuk do ta pranojë bashkëpunimin e SHBA-së me milicinë e kurdëve të Sirisë, YPG, të cilët luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Siri si dhe planin e Shtëpisë së Bardhë për ta furnizuar këtë grup me armë.

Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist, që ka lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që për dekada kanë luftuar kundër forcave turke, duke kërkuar autonomi më të madhe.

Trump po ashtu u ka thënë gazetarëve se bisedimet e tij me Erdoganin “do të jenë shumë të suksesshme”.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe do të kemi marrëdhënie akoma më të mira”, ka thënë ai para takimit. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy