Me autokolonë nga Londra/ Aktivisti: Rama të dorëhiqet deri në 21 qershor, ndryshe përshkallëzohet protesta (VIDEO)

Me autokolonë nga Londra/ Aktivisti: Rama të dorëhiqet deri në 21 qershor, ndryshe përshkallëzohet protesta (VIDEO)

Aktivisti nga diaspora Bledar Meti, një nga organizatorët e autokolonës me makina të emigrantëve shqiptarë të nisur për në Tiranë posaçërisht për protestën e sotme, thotë se nëse Kryeministri Edi Rama nuk dorëhiqet deri në 21 qershor, protestat do të përshkallëzohen.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se janë rreth 1000 shqiptarë që mbërrijnë sot në Tiranë, në protestën mbarëkombëtare.

 

Ndër kërkesat drejtuar qeverisë ai tha se krahas dorëheqjes së Edi Ramës pa kushte, kërkohet qeveri teknike një vjeçare si dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor. 

 

Kjo autokolonë që ka nisur nga Londra duke mbledhur të gjithë shqiptarët bashkë në Europën, tregon solidarizimin me protestuesit për pakënaqësitë që kanë ndaj qeverisë aktuale. Janë organizuar protesta në Londër, Gjermani, Amerikë dhe kudo. 

 

Pasi ne kemi bashkuar zërin nga vendet ku jetojmë, morëm nismën që të vijmë dhe të jemi dhe fizikisht pranë qëndrestarëve dhe t’i kërkojmë drejtpërdrejtë Edi Ramës të tërhiqet. 

 

Nëse një Kryeministër nuk e respekton një protestë të paqtë, ai do e detyrojë këtë protestë të përshkallëzohet. Ne do i japim mesazh Kryeministrit: jep dorëheqjen deri në 21 qershor, në të kundërt protesta do përshkallëzohet deri në paralizim të jetës së vendit. 

 

Numri mund të jetë rreth 800-1000 persona në marshim. Por pati informacione se mund të na mbanin në kufi, ndaj autokolona u nda nga Hani i Hotit, Muriqani dhe një pjesë duke kaluar nga Serbia për të dalë në Kosovë dhe ne akoma nuk jemi bashkuar të gjithë, destinacioni ynë është Tirana, është sheshi ku do bashkohemi, përballë qëndrestarëve që janë në shesh. 

 

Në të gjitha pikat kufitare që kemi hyrë na kanë mirëpritur si asnjëherë tjetër. Atë që lamë në mes në vitin 1991 do e çojmë në fund tani, për të përfunduar këto procese në vitin 2026. Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për një vit. 

 

Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe qeveria teknike, të mundësojë zgjedhje me numërim elektronik. Të depolitizohet administrata dhe qeveria teknike të bëj një auditim të saj. Si dhe të kthejmë dhe njëherë mekanizmin e referendumeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy