Mundësoi foton e Ramës me Obamën, Shehu dënohet me burg

Mundësoi foton e Ramës me Obamën, Shehu dënohet me burg

Bilal Shehu, pronar i një servisi makinash në New Jersey, i cili i mundësoi Edi Ramës të merrte pjesë në një takim ku do të ishte i pranishëm Presidenti i SHBA­ve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku Kryeministri përfitoi të bënte foto që më pas u shpërnda në media, është shpallur fajtor.

Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBA­ve. 48-­vjeçari u dënua me një vit burg me kusht, raporton “North Jersey”. Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012.

Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

Për këtë, kreu i PD­së Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke akuzuar se burimi i parave ishte Kryeministri, Edi Rama. / PANORAMA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy