‘Zgjedhorja’, Andoni: 140 deputetë janë tepër për popullsinë që ka Shqipëria, PS po humb lidhjen me qytetarët (VIDEO)

‘Zgjedhorja’, Andoni: 140 deputetë janë tepër për popullsinë që ka Shqipëria, PS po humb lidhjen me qytetarët (VIDEO)

Analisti Ben Andoni ka komentuar kushtet dhe debatet e fundit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore, duke vënë theksin tek kriza e përfaqësimit dhe nevoja për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend.

 

Në MCN TV, Andoni u shpreh se numri aktual prej 140 deputetësh është i pajustifikuar në raport me tkurrjen e popullsisë në vend dhe me cilësinë e ulët të përfaqësimit politik. Sipas tij, deputetët e dy forcave kryesore nuk arrijnë të pasqyrojnë më shtresat e ndryshme të shoqërisë.

 

Është një debat i komplikuar, sepse po ta marrim në pjesën makro, 140 deputetët, të cilët në shumicë vijnë nga dy partitë kryesore, nuk është se i përfaqësojnë më fashat e ndryshme të popullsisë shqiptare. E dyta, duke pasur parasysh që Shqipëria po rudhet jashtëzakonisht, që është edhe një problem madhor, të kesh 140 deputetë më duket luks i tepërt për atë që ata përfaqësojnë dhe çojnë në Parlament. 140 deputetë janë tepër për popullsinë që ka Shqipëria. Shqetësimi më i madh i Bylykbashit është kthimi i koalicionit, por në kushtet ku jemi, PD duhet të dijë se partitë e vogla kanë refuzuar, përveç një pjese që janë thjesht shtojcë e tyre dhe që për mua janë më shumë parti kryetarësh. Pra, çfarëdo që të ndodhë me këtë ndryshim strukture, nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe për performancën e Parlamentit, i cili me cilësinë që ka nuk ndihmon për të rritur cilësinë e jetës. Fitorja e Ramës e parë ishte bindëse, por shqiptari ka nevojë që Parlamenti dhe zgjedhjet lokale të jenë përballje reale. PS nuk po e kupton se po humb lidhjen me qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy