U përfundon mandati, 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë kërkesë për të dorëzuar detyrën

U përfundon mandati, 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë kërkesë për të dorëzuar detyrën

Pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u ka mbaruar mandati dhe praktikisht, kjo gjykatë po shkon drejt bllokimit të punës së saj.

Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se u ka mbaruar mandati anëtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku.

Por katër prej këtyre gjyqtarëve, përkatësisht Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani në mënyrë individuale, kanë paraqitur një shkresë drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë, më të cilën e njoftojnë për dorëzimin e detyrës si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Sipas Gjykatës së Lartë, kreu i këtij institucioni ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.

Lidhur me dorëzimin e detyrës nga këta gjyqtarë, Kryetari i Gjykates se Lartë, më datë 31.07.2017 njoftoi edhe Presidentin e Republikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy