Kundërpërgjigjen SHBA, dëbon 35 diplomat rus për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Kundërpërgjigjen SHBA, dëbon 35 diplomat rus për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

Ato çfarë ishin deklaruar më parë nga qeveria e Presidentit Barack Obama dhe senatorët për ndëshkim të Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, sot ka filluar të realizohet.

Siç raporton “The New York Times”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 agjentë të inteligjencës ruse nga vendi dhe kanë vënë sanksione ndaj dy prej agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë.

Sanksionet prekin edhe katër zyrtarë të lartë të Njësitit të inteligjencës ushtarake ruse, që Shtëpia e Bardhë beson se ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë procesit zgjedhor në SHBA, duke i ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se 35 diplomatët rusë  shpallen persona “non grata”, duke u dhënë atyre dhe familjeve të tyre 72 orë të largohet nga SHBA.

Vendimi i Presidentit Obama vjen pas ditë përpara largimit të tij nga detyra.

Ndërkohë BBC thotë se Qeveria ruse pritet të përgjigjet nga ana e saj duke dëbuar diplomatët amerikanë.

Kurse, Rusia ka deklaruar se do t’i kundërpërgjigjet çdo sanksioni që vjen nga SHBA-ja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy