Akuzon të atin për abuzim seksual në katër vite, 15-vjeçarja u ndihmua nga psikologia e shkollës

Akuzon të atin për abuzim seksual në katër vite, 15-vjeçarja u ndihmua nga psikologia e shkollës

Mësohen detaje të reja nga rasti i ndodhur në zonën e Golemit në Kavajë, ku një vajzë 15-vjeçare akuzon të atin për abuzim seksual.

Korrespondentja Ervina Garo raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se 15-vjeçarja nxënëse e shkollës së mesme e ka referuar rastin te psikologia.

Vajza i ka treguar se prej katër vitesh i ati ka abuzuar seksualisht vazhdimisht me të dhe se gjithçka ndodhte kur në shtëpi nuk ndodhej nëna dhe vëllezërit e motra.

Me ndihmën e psikologes e mitura iu drejtua policisë për të bërë kallëzimin përkatës.

Ka thënë se nuk ka pasur guximin të tregojë të vërtetën për shkak të frikës nga i ati se nëse do të tregonte, do vritej nga i ati, babai e ka mohuar akuzën dhe kemi dy qëndrime të kundërta.

Pretendimet e 48-vjeçarit janë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe qëndrimi është mohues dhe se gjithçka mund të jetë një ngjarje e dhënë për vajzën.

E mitura duhet t’i nënshtrohet analizave përkatëse dhe seancave me psikologë, nëse pas kësaj ngjarje ka diçka.

Çifti kishte katër fëmijë dhe jeton me qira, nuk tregohet vendndodhja e vajzës e cila në këtë moment asistohet nga psikologët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy