PS propozon Korçën dhe Tiranën për votimin elektronik

PS propozon Korçën dhe Tiranën për votimin elektronik

Partia Socialiste i ka dërguar KQZ-së propozimin e saj lidhur me bashkitë që duhet të përfshihen në projektin pilot të votimit dhe numërit elektronik të votave në zgjedhjet e 25 prillit.  

Në dokumentin zyrtar drejtuar kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, PS propozon të përfshihen në këtë projekt Korça dhe disa njësi administrative të Tiranës.

Kujtojmë se më herët edhe Partia Demokratike ka dërguar propozimin e saj në KQZ, duke parë si të përshtatshëm Fierin dhe Korçën.

Përcaktimi se cilat bashki apo qarqe do të përfshihen në këtë projekt pilot i takon KQZ-së, ndërkohë që këto alternative vijnë në formën e propozimeve nga partitë politike.

Në këtë fazë eksperimentimi të teknologjisë së re në zgjedhje nuk lejohet përfshirja e më shumë se 10% të zgjedhësve në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy