Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta dhe benzina

Bordi i transparencës caktoi çmimet e reja të karburantit.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës, nga 229 lekë për litër, ulet në vlerën e 223 lekëve për litër. Pra, një ulje me 6 lekë për litër.

Benzina nga ana tjetër, nga 203 lekë për litër ulet me 5 lekë, duke kapur vlerën e 198 lekëve për litër.

I vetmi i pandryshuar është gazi, me 78 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy