Parlamenti Europian dënon kryeministrin hungarez

Parlamenti Europian dënon kryeministrin hungarez

Strasburgu i është përgjigjur me sanksione sfidës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Asambleja ka miratuar rezolutën e eurodeputetes holandeze, Judith Sargentin, e cila kërkon nisjen e procedurave të parashikuara në nenin 7 të Traktatit, për rastet e shkeljes së të drejtave themelore të tilla si demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Asambleja i hap dritën jeshile aktivizimit të kësaj procedure, e cila mund të çojë në sanksione.

Për miratimin e rezolutës kërkohej një shumicë prej dy të tretat e votave, përveç shumicës absolute të deputetëve europianë.

Neni 7 i Traktatit futet në lojë vetëm në raste ekstreme, kur ka një “rrezik të qartë të shkeljes së vlerave të Unionit nga një vend anëtar”. Që prej krijimit të këtij të fundit, kjo pikë e dekretit është aktivizuar vetëm njëherë ndaj Polonisë (është kundërshtuar nga Hungaria) dhe vijon të mbetet në fuqi. Sanksioni kryesor për shtetin ndaj të cilit ndërmerret kjo masë është humbja e të drejtës së votës në Këshillin e Europës, por për të arritur deri në këtë pikë duhet vota unanime e të gjitha shteteve anëtare. Në këtë rast, mund të hyjë në lojë “aleanca” Hungari-Poloni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy