Bebe dhe Bleona të veshura më keq në AMA, mediat e huaja: "Halloween kaloi!"

Bebe dhe Bleona të veshura më keq në AMA, mediat e huaja: "Halloween kaloi!"

Mbrëmjen që lamë pas u mbajt në Los Angelos ndarja e çmimeve “American Music Awards”.

Në tapetin e kuq të këtij eventi me rëndësi për muzikën amerikane kanë qenë pjesë edhe shqiptaret Bleona Qereti dhe Bebe Rexha. 

Por megjithë përpjekjet për të shkëlqyer në tapetin e kuq sipas prestigjiozes Daily Mail, të dyja klasifikohen si të veshura keq në tapetin e kuq. Bleona kishte zgjedhur një kostum argjendi si armaturë, ndërsa Bebe një fustan transparent. Për Beben “Daily Mail” shkruan: “Këngëtarja 28 vjeçare Bebe Rexha nuk i la shumë hapësirë imagjinatës, në fustanin e saj thuasje transparent, i cili ishte i ngjitur pas trupit të saj duke e rrezikuar pamjen e saj, gjykuar sidomos nga një distancë e caktuar,”-thuhet në shkrim. 

Ndërkohë për 38-vjeçaren Bleona Qereti shkruhet: “Këngëarja Bleona Qereti tregoi shumë këmbët në një veshje argjendi por asnjë më shumë,”-përfundon shkrimi i Daily Mail. Titulli i këtij shkrimi për të veshurit më keq në këtë event në të cilin përfshihen edhe këngëaret shqiptare nis me titullin “Hallowëeen ishte në muajin e kaluar”. 

Nuk dihet sesi do i presin këto kritika Bebe dhe Bleona, pasi kjo e fundit ka publikuar edhe të gjithë procesin e përgatitjes për të qenë pjesë e eventit përmes postimeve të shumta në Instagram./Gazeta Express/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy