11 sekondat fatale të vrasjes së Kudret Saliajt, si babë e bijë planifikuan gjithçka (VIDEO)

11 sekondat fatale të vrasjes së Kudret Saliajt, si babë e bijë planifikuan gjithçka (VIDEO)

Nga Anduena Llabani

Dy autorët e dyshuar për vrasjen e 3 ditëve më parë pranë gjykatës së Tiranës, kanë kërkuar mëshirë dhe lirimin nga qelit e burgut.

Mexhit dhe Dhurata Saliaj janë përlotur para 4 akuzave të ngritura.

MCN siguron pamjet e 11 sekondave fatale të ekzekutimit në lokal të Kudret Saliajt.

Prokuroria është e bindur se vrasja e Kudret Saliajt ishte një krim i paramenduar dhe i planifikuar nga ish-vjehrri dhe bashkëshortja e tij.

Pamjet e përftuara nga e vetmja kamer sigurie në lokalin ku ndodhi vrasja, tregojnë sekondat fatale të vrasjes së Kudret Saliajt.

Ekzekutimi i të ndjerit u krye në 3 sekonda.

Prokuroria ka zbardhur dinamikën dhe prova me e fortë e saj janë këto pamje filmike që tregojnë lëvizjet e autorëve të dyshuar për vrasjen por edhe ato të viktimës.

Në këto pamje duket momenti kur Dhurata Saliaj hyn në lokalin ku qëndronte bashkëshorti i saj dhe avokati bashkë me psikologen palë në procesin civil. 

Ajo në krah mban një çantë në të cilën prokurorët thanë se mbante armën me të cilën babi i saj Mexhiti, kreu më pas vrasjen.

Të dy të pandehurit kanë mbajtur në vëzhgim çdo lëvizje të viktimës dhe janë ulur në një tavolinë paralel derisa Dhurata u shfaq me armën në çantë.

Dinamika sipas kamerave tregon sekondat e fundit se si babë e bijë vepruan në verandën e lokalit.

11:52:04 Fillimisht Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj futen në lokal dhe ulen në një tavolinë paralel me atë ku qëndronte objektivi. 

11:53:03  Mexhit Picari zgjat dorën e djathtë drejt çantës së krahut që kishte me vete  Dhurata Saliaj dhe më pas edhe dorën tjetër drejt çantës, afrohet me përkulje të trupit dhe nxjerr armën e zjarrit pistoletë.

11:53:07 Mexhit Picari çohet nga tavolina ku me të dyja duart mban armën e zjarrit pistoletë dhe vazhdon lëvizjen në drejtim të tavolinës ku janë ulur Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni.

Prokurorët kanë ngritur  katër akuza ndaj tyre, por dy të pandehurit, babë e bijë janë përlotur duke kërkuar lirimin nga burgu.

Ata kanë ngritur alibitë e tyre duke pretenduar se janë kërcënuar nga viktima por pavarësisht përlotjes gjykata vendosi të caktojë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy