Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Të dy palët do ta shesin si fitore të vetën

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Të dy palët do ta shesin si fitore të vetën

Analisti Fidan Rama parashikon që si pala serbe, edhe ajo e Kosovës, do të kthehen me deklarata triumfuese nga Uashingtoni, pavarësisht se, marrëveshja e pritshme nuk do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve të debatueshme mes dy vendeve. Në një intervistë për TvT, Rama tha se marrëveshja ka të bëjë më shumë me angazhimin e palëve për të mos penguar njëra-tjetrën në aspektin ekonomik.

Të dy palët do ta përshkuajnë marrëveshjen si triumf. Vuçiç do të thotë se ka parandaluar njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa Hoti do të thotë se ka parandaluar ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve. Mbetet enigmë disa elementë. Por ka ta bëjë më shumë me atë që iInvestimet amerikane do të vijnë në Kosovë dhe Serbi. Ato nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në këtë pikë. Sa i takon politikës, mund të ketë zotim nga të dy palët që nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën”, tha Rama.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të jetë finale dhe problemet politike mes palëve do të vijojnë.

Do të paraqitet në opinion marrëveshja, të dy palët do ta shpehin entuziazmin. Kosova do të thotë kemi parandaluar ndarjen e territoreve. Takimet në Shtëpinë e Bardhë nuk janë të lehta dhe kjo marrëveshje nuk do të jetë finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ndoshta do të zgjidhim një nga problemet. Nuk do të kemi probleme sa i takon ekonomisë, por problemet politike do të mbeten”, tha ai.

Sa i takon mbështetjes që do të gjejë në Kosovë kjo marrëveshje, Rama tha se kjo do të testohet në Parlament.

Marrëveshja ka konsensusin, përpos rezervave të LVV, që e konsideron qeverinë jolegjitime për të përfaqësuar Kosovën. PDK i ka dhënë mbështetje, nuk ka legjitimitetin e plotë, por pritet ratifdikimi në Kuvend me 2/3 e deputetëve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy