
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të vazhdojë sot vizitën zyrtare në Shqipëri, teksa në mesditë do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme Osmani do të vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në orën 12:30, u.d. presidentes së Kosovës, Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Agjenda:
Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).
Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.



